Bota

Fermerët francez krijuan kaos në panair – përleshen me policinë, kërkuan të qërojnë hesapet me Macronin

Takimi mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe përfaqësuesve të sindikatave bujqësore, i cili mbahet çdo vit, këtë herë mori një dimension të ri.

Gjegjësisht, fermerët e pakënaqur sot hynë në derën kryesore të qendrës së ekspozitës “Porte de Versailles” para ardhjes së presidentit francez dhe u përleshën me sigurimin dhe policinë.

“Të zemëruar sepse nuk u lejuan të flisnin drejtpërdrejt me kreun e shtetit, protestuesit u mblodhën përgjatë kordonit të sigurisë dhe i dërguan një sërë mesazhesh fyese presidentit”, shkruan leparisien.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macroni para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

Ndër të tjera, fermerët kanë brohoritur “Macron, dorëheqje”, ndërsa policët janë goditur me vezë.

Pak më vonë, Macron foli dhe tha se nuk kishte frikë të përballej me fermerët.

“Unë gjithmonë preferoj dialogun ndaj konfrontimit. Ai nuk prodhon asgjë”, tha ai.

Fermerët po protestojnë në të gjithë Evropën, duke bërë thirrje për të ardhura më të mira dhe më pak burokraci ndërsa duke denoncuar konkurrencën e pandershme nga mallrat e lira të importuara.

Lexo më shumë  Kaos në Paris pak orë para nisjes së Lojërave Olimpike

Panairi Bujqësor i Parisit është një ngjarje e madhe në Francë që tërheq rreth 600 mijë vizitorë gjatë nëntë ditëve.

YouTube player