Lajme

Pse u rrit PSD e Tom Doshit nga veriu në jug? Gazetari zbulon strategjinë

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në Euronews Albania rritjen e peshës elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Lita tha se votat e PSD kanë pësuar rritje nga veriu në jug dhe kjo ka ardhur si pasojë e një strategjie të veçantë elektorale që quhet patronazhimi i kutisë së votimit.

Sipas gazetarit PSD bashkëpunon ngushtë me Partinë Socialiste e cila i jep listat e votuesve në çdo kuti, duke identifikuar qartë votuesit besnik të PS-së. PSD mundohet që nga lista, të targetojë pjesën vulnerabël të votuesve që nuk janë me Partinë Socialiste.

Lexo më shumë  Ligji i Akademisë së Shkencave për përfitime personale/ Zhupa: Gati padia për në Gjykatën Kushtetuese

“Partia Socialdemokrate bashkëpunon shumë ngushtë me Partinë Socialiste. PSD është pjesë e një strategjie shumë të veçantë elektorale, që quhet patronazhimi i kutisë së votimit. Pra në një qendër votimi, ka më pak se 1 mijë votues, ku PS identifikon votuesit e saj dhe e le një pjesë të listës ta targetojë zoti Doshi me partinë e tij. Nëse një kuti ka 1 mijë vota, PS identifikon 400 votuesit e saj dhe i jep listën e votuesve Partisë të Tom Doshit, që të arrijë të identifikojë shtresat vulnerabël, ish-socialistë, ish-demokratë, në atë zonë në atë kuti për të bërë diferencën. Ata janë në aleancë të jashtëzakonshme me PS-në në qendrat e votimit dhe në kutinë e votimit”, tha Lita. /euronews.al/

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *