Bota

Pse është kaq e rëndësishme beteja për ishullin e gjarpërinjve

The Economist

Për një shkëmb vetëm dy herë më të madh se Alkatraz, ishulli i gjarpërinjve ka luajtur një rol çuditërisht të madh dhe të rëndësishëm në luftën në Ukrainë. Ishulli ishte një objektiv që në ditën e parë, kur anija kryesore ruse e Detit të Zi, Moskva, mbërriti në brigjet e saj duke u kërkuar ushtarëve të dorëzoheshin.

Refuzimi u bë shumë shpejt një thirrje për vendin. Mbytja e “Moskvës” në prill, nga ana tjetër, bëri që ishulli të kishte një rëndësi ndryshe për anijet ruse në Detin e Zi. Në ditët që pasuan pas fundosjes së anijes, ishulli u forcua me sisteme të reja kundërajrore, raketore dhe radarësh.

Ukraina u përgjigj duke përdorur: avionë luftarakë, drone Bayraktar dhe raketa kundër anijeve. Por rusët nuk u tërhoqën.

Ukraina tani duket se po fillon një ofensivë të re për të marrë kontrollin. Një sulm herët në mëngjes më 20 qershor kishte në shënjestër ishullin dhe platformat e afërta të gazit që Rusia thuhet se ka përdorur si një stacion radar dhe vëzhgimi.

Shpërthimet ishin aq të forta sa zgjuan banorët e Vylkove, vendbanimi më i afërt, 35 km larg në kontinent. Nikolai Izotov, i cili jeton atje, tha se dëgjoi më shumë se një duzinë goditje të forta që vinin nga ishulli në orën 4:30 të mëngjesit.

“Ne jemi mësuar me netët pa gjumë, por kjo ishte diçka e re,” tha ai. Natalya Gumenyuk, një zëdhënëse e Komandës Jugore të Ukrainës, konfirmoi vazhdimin e  operacionit por nuk dha detaje.

Në ditët që pasuan, Ukraina ka shtuar sulmet, duke goditur ishullin me artileri të re me rreze të gjatë veprimi. Përgjigja e ashpër e rusëve, duke synuar Odesën me dhjetëra raketa me rreze të gjatë, sugjeron se ata nuk janë të kënaqur me ofensivën.

Ishulli i gjarpërinjve, i cili në gjuhën ukrainase njihet si Zmiinyi, është vetëm 45 km larg Rumanisë, një anëtare e NATO-s. Vendndodhja e tij me pamje nga  Danubi dhe kanalet e transportit në Odessa dhe portet e tjera të Detit të Zi e bëjnë atë një vend strategjik.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Ai gjithashtu mund të shërbejë si një urë për një sulm amfib në Odessa, rreth 140 km larg. Rusia ka ndërtuar tashmë një stacion me një grup komandosh detarë nga divizioni 388, tha Andrii Ryzhenko, një ish kapiten i marinës ukrainase tani në Qendrën për Strategjitë, një institut kërkimi në Kiev.

Vija bregdetare rreth Vylkove është konsideruar prej kohësh si një ndalesë e parë e mundshme për çdo sulm në Odessa. Ushtria ukrainase këtë javë mbylli portet në disa ishuj përreth qytetit, për arsye që nuk i bëri të ditura.

Ishujt kishin qenë një burim jetese për disa nga vendasit gjithnjë e më të varfër; ata shkonin atje për të mbledhur mollë, fiq, rrush dhe manaferra.

Diçka e tillë ka rritur edhe tensionet në qytet.

“Ne i shohim këto anije të mëdha dhe imagjinojmë tmerret e një mijë ushtarëve rusë që zbarkojnë në bregun tonë,” tha Izotov. Ai tallet duke thënë se është personalisht i shqetësuar pasi ka një bodrum plot me verë të bërë vetë. “Ju mund ta imagjinoni se sa të dehur janë ata.”

Ukraina ka nisur disa bastisje të guximshme në ishullin e pushtuar nga Rusia që nga fundosja e Moskës. Më e guximshmja ndodhi në maj, kur ukrainasit përdorën një kombinim të avionëve luftarakë dhe dronëve Bayraktar për të shkatërruar anijet dhe një helikopter.

Më pas pati një pauzë të gjatë, deri më 17 qershor, kur erdhën raportet për fundosjen e dukshme të një tjetër anije ruse, Vasily Bekh. Mediat lokale thanë se anija u godit nga dy raketa perëndimore. Sipas raporteve të pakonfirmuara në bord ishin 33 burra.

Imazhet satelitore sugjerojnë se Rusia ende ka një prani të fortë në ishull. Brian Ramsey, pseudonimi i një ish-oficeri të ushtrisë britanike, i cili ka monitoruar imazhe të tilla tha se anijet ruse kanë furnizuar ishullin të paktën një herë në javë, zakonisht gjatë natës.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

“Udhëtimet zakonisht bëhen të mërkurave dhe të enjteve, në varësi të anijes që nevojitet për të lëvizur pajisjet,” tha ai.

Sipas një imazhi satelitor të datës 14 qershor shihen sisteme të reja llogore, fortifikime, rrjeta kamuflazhi, automjete ushtarake, radarë dhe një duzinë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi.

Pamjet më të fundit tregojnë dëme të konsiderueshme në të paktën tre vende. Ashtu si në skenat e tjera të luftës, beteja për ishullin e gjarpërinjve mund të përfundojë bazuar në logjistikë: cila prej tyre është në gjendje të marrë pajisjet e duhura në vendin e duhur.

Rusia ka ruajtur një pozicion më të fortë për pjesën më të madhe të luftës. Por Ukraina ka filluar të marrë disa sisteme të avancuara të artilerisë perëndimore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Këto sisteme janë të sakta dhe kanë një distancë mjaft të gjatë për të goditur ishullin nga kontinenti.

Ato lejojnë Ukrainën të sulmojë pa rrezikuar avionët e saj luftarakë të mbetur, siç bëri më 20 qershor. Sulmi i parë me armë të tilla ndodhi natën e 26 qershorit. Ukraina pretendon se ka shkatërruar një sistem rus të mbrojtjes ajrore.

Ukraina nuk po përpiqet t’i kthejë forcat e saj në ishull; ajo thjesht shpreson që të pengojë Rusinë të marrë në kontroll ishullin.

“Me epërsinë e tyre në ajër dhe me anijet e Detit të Zi, është më e lehtë për ta të na vrasin në ishullin e gjarpërinjve sesa ne t’i vrasim ata,” tha Ryzhenko, ish-kapiteni ukrainas.

Por kjo, sipas tij është kjo arsyeja pse largimi i rusëve nga ishulli do të jetë vetëm fillimi i një historie të gjatë.

“Ne duhet të fundosim anijet e tyre nëse duam të kemi një shans.” /Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *