Opinion/Aktualitet

“Pse duhet t’i besojmë Presidentit serb?”, pyet Shaban Murati dhe poston dy citime: “Presidentët e dy shteteve të Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Hapur”

Shaban Murati

Nga blloku diplomatik

Media maqedonase “Republika.mk” njoftonte në 21 dhjetor 2021 se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, shprehu sot kundërshtimin e tij për nismën “Ballkan i hapur”, pikërisht ditën kur kryeministri maqedonoverior Zaev ndodhej në Tiranë për minisamitin e kësaj nisme me kryeministrin e Shqipërisë dhe me presidentin e Serbisë.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski sot tha: “Qëndrimi im për “Ballkanin e Hapur” është që nga vjeshta e vitit 2019 dhe deri më sot nuk ka ndryshuar. Kush e ka kuptuar në vitin 2019, ndërsa kush e ka kuptuar sot, kjo është problemi i tij. Është i njëjti qëndrim”.

Radio shtetërore gjermane “Dojçe Vele” njoftonte në 15 dhjetor 2021 se presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski gjatë vizitës së tij në Prishtinë deklaroi:

T’ju rikujtoj se kur nisi si iniciativë në vitin 2019, unë isha politikani i parë që shpreha rezerva. Kësaj iniciative i mungon diçka, në vend se të jenë gjashtë shtetet, janë vetëm tre. Derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të ketë sukses. Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse, të cilat ”Ballkani i Hapur” nuk i ka”.

Lexo më shumë  Kërkohet mesazh bashkimi i frontit qytetar, kërkohet pjekuri, kërkohet qëndresë, përballë këtij bukëshkali që urren rrënjët e veta dhe tokën që e polli

Kundër nismës serbe të “Ballkanit të hapur” është shprehur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në fjalën e mbajtur në 24 nëntor 2021 në Prishtinë përpara studentëve presidenti i Shqipërisë deklaroi:

Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE-së, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, “Ballkani i Hapur” është nismë përçarëse dhe përjashtuese”.

Pra presidentët e dy shteteve të vetme, që i janë bashkuar nismës serbe të “Ballkanit të hapur”, janë shprehur publikisht dhe zyrtarisht kundër saj.

Lexo më shumë  Protesta është politike, problemi është se kemi harruar çfarë do të thotë politikë

Kjo don të thotë:

1-Presidentët e dy shteteve për shkak të postit më të lartë të shtetit kanë shumë informacione nga shumë burime për karakterin negativ të nismës serbe, përderisa janë shprehur publikisht dhe zyrtarisht kundër.

2-Kryeministrat e dy shteteve të vetme të Ballkanit Perëndimore, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, që i janë bashkuar nismës serbe, nuk kanë qenë në gjendje të bindin as presidentët e tyre për begatinë, që do të sjellë projekti serb. Përderisa presidentët e dy shteteve nuk i besojnë nismës serbe, përse duhet t’i besojë opinioni publik dhe populli?

3-Përse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i besojnë më shumë presidentit të Serbisë Vuçiç se sa presidentëve të shteteve të tyre, të cilët dy kryeministrat i kanë zgjedhur vetë në postin më të lartë të shtetit?

/dita/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *