Lajme

Konjufca pas veprimeve të Serbisë: Ky është “Open Balkan” që tentojnë të na shesin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur të papranueshëm intervistimin e gazetarit Adriatik Kelmendit nga shërbimi sekret serb dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Serbi përmes së cilit legalizohet termi fyes ndaj shqiptarëve.

“Vërtet e trishtë dhe e papranueshme”, ka shkruar Konjufca në Facebook teksa ka përmendur edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës si më të diskriminuarit në Evropë.

“Sot Gjykata e Apelit në Beograd e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët, duke e rrëzuar padinë e ngritur ndaj ministrit të brendshëm Vulin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Serbia udhëhiqet nga figura politike të cilat i mohojnë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë. Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ende u ndalohet përdorimi institucional i flamurit kombëtar edhe pse jetojnë në trojet e veta. Populli ynë atje është pakica kombëtare më e diskriminuar në Evropë. Në anën tjetër sot është intervistuar gazetari Adriatik Kelmendi nga shërbimi sekret i Serbisë. Gjatë kohës së Milosheviqit këto i quanin ‘biseda informative’”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit

Konjufca ka thënë se Serbia po tenton të shesë “fqinjësinë e mirë” përmes ftesave në iniciativa si “Ballkani i Hapur”.

“Hiç më larg se dje Vuçiq edhe një herë na bëri ftesë për pjesëmarrje në Open Ballkan, duke shtuar se Serbia do të jetë ‘shtëpi e dytë’ për shqiptarët. Ky është Open Ballkan i 24 orëve të fundit që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’”.

Lexo më shumë  Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *