Lajme

PS-ja e kallëzoi në SPAK për aplikacionin “Aktivisti”, Progni: Tregon se kjo databazë është e vërtetë dhe e saktë, duan të më intimidojnë! Janë hequr njerëz nga puna sepse…

Në një lidhje “Skype ” për Faxnews eksperti i It Genti Progni ka folur pas është thirrur sot në SPAK, sa i takon denoncimit të bërë në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”.

Ai është kallëzuar nga PS me pretendimin për publikim e databazës se “Aktivisti”. Progni tha se është thirrur si një person në dijeni por kjo tregon se PS po pranon se kjo databazë është e vërtetë dhe e saktë.

Progni: Akuzohem për disa nene, që ishtë përdorimi i të dhënave personale, penetrimi i të dhënave personale. Unë sot isha i thirrur si person në dijeni. Presim nëse do regjistrohet procedimi penal që të thirrem si i kallëzuar. Unë jam publikuesi i databazës, nuk jam hakëruesi. Dhashë deklarimet e mia si e mora atë dhe e publikova.

Kemi pasur disa episode që persona detyrohen, shantazhohen, IP të disa institucioneve iu kanë hapur instagram që të bëhen pjesë e “Aktivisti”.

Progni shtoi më tej se gjithcka po bëhet për ta intimiduar.

Progni: Gjëja më e mirë e këtij kallëzimi është se ata pranojnë që kjo databazë është e vërtetë dhe e saktë. Më jep mua një avantazh se denoncimet janë të verteta dhe të bëj kallëzim për PS-në për përdorimin e të dhënave personale. Kjo është bërë për të më indimiduar për të mos vazhduar më.  Janë hequr njerëz nga puna nga kompani private, veç pse më kanë bërë like nga Lindkedin.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *