Bota

Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Josep Borrell theu heshtjen të mërkurën dhe denoncoi Gjeorgjinë për miratimin e të ashtuquajturit “ligji rus” në leximin e tretë dhe të fundit.

Në një deklaratë të bashkë-nënshkruar me Komisionin Evropian, Borrell thotë se legjislacioni bie ndesh me ambiciet e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE dhe duhet të tërhiqet në tërësi, shkruajnë mediat e huaja.

“Miratimi i këtij ligji ndikon negativisht në përparimin e Gjeorgjisë në rrugën drejt BE-së. Zgjedhja për rrugën përpara është në duart e Gjeorgjisë”, kanë shkruar ata.

Lexo më shumë  Stradner: Trumpi duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve gjeorgjiane të tërheqin ligjin, të mbështesin angazhimin e tyre ndaj rrugës së BE-së dhe të çojnë përpara reformat e nevojshme”.

Deklarata, megjithatë, nuk përshkruan ndonjë pasojë të qartë për procesin e pranimit, i cili filloi në dhjetor pasi Gjeorgjia u shpall një vend kandidat në BE.

“BE është e gatshme të vazhdojë të mbështesë gjeorgjianët që punojnë drejt një të ardhmeje evropiane”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze heq flamurin izraelit në Parlamentin Evropian

Ndryshe, bëhet fjalë për ligjin që ka provokuar protesta por edhe një përleshje fizike ndërmjet deputetëve në parlamentin e Gjeorgjisë.

Rruga Press

YouTube player