Konjufca viziton Selimin në Hagë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vizituar njërin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ka bërë të ditur për KOHËN shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Po këtë javë ka qenë në Hagë. Është takuar vetëm me Rexhep Selimin”, ka thënë Kërçeli.
Ai ka shtuar se vizita e Konjufcës ka qenë private dhe jo institucionale.
Lexo më shumë Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
“Ka shkuar me dëshirën për ta takuar z.Selimi si mik, dhe bashkëpartiak. D.m.th. vizita ka qenë e karakterit privat. Kërkesa për vizitë është bërë para 33 ditëve”, ka deklaruar ai.
Rruga Press

