Lajme

Provat e reja në SPAK/ Blushi: Rama, Veliaj dhe Agaçi janë krerët e grupit kriminal të inceneratorëve

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL, deklaroi sot se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve!

Deklarata u bë pasi deputetja e PL. Monika Kryemadhi, shpalosi para mediave rezultatet e reja të një investigimi të ri mbi kontratën e inceneratorit të Tiranës. Blushi, duke publikuar videon me faktet, theksoi:

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci tregon cilët mësimdhënës do t’i nënshtrohen të parët provimit për licencë të avancuar

“Vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon! Korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor! Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve! Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!”

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore
YouTube player