KryesoreLajme

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi publikon pamjet me dron: 15 ha për depozitimin e dherave jashtë landfillit! Veliaj, përgjegjës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të martë një konferencë me gazetarët lidhur me aferën e inceneratorëve. Kryemadhi ka publikuar pamje të reja me dron ku evidentohet se 15 hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landfillit.

Sipas Kryemadhit inceneratori ka marrë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, të cilat vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 ha.

 ‘Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, media, apo çdo institucion i brendshëm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. 15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit  kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqenet janë bërë tokë.’- tha Kryemadhi.

Ndonëse projekti nuk është realizuar, kryebashkiaku Veliaj sipas Kryemadhit ka vijuar me pagesat e faturuara me 29 euro për ton ndërsa ka ndaluar përfaqesuesit e bashkisë Tiranë të kryejnë monitoirime në NJZP. Kryemadhi tha se kallëzimin në SPAK do ta bëjnë nëpërmje postës ditën e sotme.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

‘Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari. Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar.’- tha Kryemadhi.

Kujtojmë se deklarata e Kryemadhit vjen fill pas 15 të arrestimeve të zyrtarëve të lartë të Bashkisë Tiranë si të implikuar me këtë aferë. Ditën e djeshme një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar për të gjitha aferat ku sipas tyre përgjegjës është Erion Veliaj. Opozita shqiptare dhe shoqëria civile (të ndara në aksion), e shohin si të dyshimtë shpëtimin pa u lagur të Veliajt nga shumë afera. Është e ngjashme sipas tyre me arrestimet me zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar, për të cilët Rama trumbeton “përgjegjësinë personale”.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke
YouTube player