Lajme

Protestë për rritjen e çmimeve/ Qytetarët me çadra mblidhen para kryeministrisë, forca të shtuara policie

Qytetarët janë mbledhur për herë të dytë para kryeministrisë dhe po protestojnë për rritjen e çmimeve.

Të pranishëm janë qytetarë të shumtë dhe figura të njohura të ekranit.

Aktori i njohur i humorit Irgen Çela i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Mos rrimë në shtëpi dhe të paragjykojmë pjesën që “duhet të çohemi” dhe nga ana tjetër askush nuk vjen. Ky mesazh duhet të pasohet edhe te moshat më të vogla sepse këto janë protesta paqësore, është diçka që bëhet për të gjithë. Karburantet po e po që është shumë shqetësuese, jo vetëm për individin por edhe për biznesin. Ai do detyrohet të rrisë çmimet që të nxjerrë shpenzimet e veta dhe pastaj shkon zinxhir deri te shtresat më të ulëta,” u shpreh Çela.

Gazetarja Nertila Dosti bën me dije se në krahasim me protestën e kaluar, numri i punonjësve të policisë që është angazhuar për mbarëvajtjen e kësaj proteste është më i lartë se herën e shtuar. Në protestën e kaluar një nga kërkesat kryesore që kishin protestuesit ishte mosrritja e çmimit të energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Kërkesat e qytetarëve

“Betejat për standardet e jetesës vazhdojnë, ne kemi ushqime të cilat taksohen më shumë se çdo vend i rajonit. Kërkojmë edhe uljen e taksave të çmimit të karburantit për të pasur mundësinë qytetarët të përballojnë këtë krizë dhe mos ulin standardin e jetesës. Në të gjitha rastet kur ka presion qytetar ne kemi parë që qytetarët i fitojnë këto të drejta. Kështu që ne shpresojmë se me presionin e qytetarëve do t’i arrijmë të gjitha këto sfida.”

Adriatik Lapaj u shpreh se nuk i interesojnë numrat, pra personat pjesëmarrës në protestë, por idetë.

Lexo më shumë  Lubonja: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane RAI, fantashkencë dhe e papranueshme

“Protesta është individuale. Unë mendoj që boll i kemi mësuar qytetarët të jenë numra, është e rëndësishme që ata të kërkojnë të drejtat që kanë. Unë dhe i vetëm të jem nuk ka ndonjë ndryshim, unë e nisa i vetëm dhe çdo qytetar duhet ta ketë individuale. Ngelja e gjëra zvarrë nuk i jep ndryshim Shqipërisë. Janë dhe pika të tjera si çmimet e ushqimeve të shportës, çmimet e karburanteve, mungesa e meritokracisë, po na ikin të rinjtë, mungesa e shpresës dhe vizonit mendoj se ka vend për të thirrur qytetarinë në betejë,” u shpreh Lapaj./OraNews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *