Bota

Protestë kundër Rusisë/ Mijëra sllovakë mbushin sheshin në Bratislavë, kundër politikave të kryeministrit Fico

Qasjet pro ruse të qeverisë së Robert Ficos në Sllovaki kanë çuar në protestë mijëra njerëz. Në kryeqytetin Bratislava të martën ata theksuan se kjo politikë bie ndesh me interesate vendit dhe BE.

Mijëra protestues dolën të martën në rrugët e kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislava, për të ngritur zërin e tyre kundër qeverisë, me kritikat se është afruar shumë me Rusinë.

Ata vunë në dukje politika pro Moskës që bien ndesh me interesat e Sllovakisë dhe Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Demonstrata filloi me tingujt e sirenave të sulmit ajëror teksa organizatori theksoi se njerëzit në Ukrainë e dëgjojnë këtë zhurmë çdo ditë tashmë.

Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka ngritur alarmin në mesin e kritikëve që nga marrja e pushtetit tetorin e kaluar me kritikat e saj të forta për ndihmën ushtarake të Evropës për Ukrainën dhe shtytjen e saj për të rinovuar lidhjet ruse si kulturore ashtu edhe politike.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rasti i fundit erdhi këtë muaj kur ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar zhvilloi bisedime me homologun rus Sergei Lavrov, një takim i rrallë i nivelit të lartë midis një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi që BE-ja ka kërkuar ta izolojë.

Protestuesit shprehën indinjatën e tyre në mënyrë paqësore, mbajtën fjalime në podiumin ku ishte vendosur dhe flamuri i Unionit Evropian dhe mbajtën në duar pankarta pro Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player