KryesoreLajme

Kryeministri Kurti flet për vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti, bëri të ditur vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, duke vënë në theks themelimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.

Kryeministri gjithashtu njofton se sot qeveria mori vendim që të dërgoj në Kuvend Projektligji për të huajt si dhe  inicimin e procedurave për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.

Gjithashtu, thekson Kurti se qeveria ka ndarë mjete shtesë për financimin e projektit për rinovimin e objektit të Mjekësisë Ligjore.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Në mbledhjen e 193-të të Qeverisë, mes 12 vendimeve:

Themeluam Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.;

I dërguam Kuvendit Projektligjin për të huajt;

Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.

Ndamë mjete buxhetore:

– 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”;

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

– 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe

– 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.

Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për:

– projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;

– menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027);

– projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.

Rruga Press

YouTube player