Protestë kundër punimeve në sheshin e “Flamurit” në Vlorë, protestuesit: ”Kemi ardhur ta çlirojmë nga shqiptarët këtë herë”
Po mbahet protesta e paralajmëruar në sheshin e Flamurit në Vlorë, kundër punimeve që po mbahen për ta kthyer në një terminal autobuzësh.
Protestuesit: Kemi ardhur këtu që me shpresë të Zotit, të çlirojmë këtë shesh nga zaptimi. Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, 7 prilli i pushtimit fashist dhe pikërisht sot po vijmë të çlirojmë sheshin nga shqiptarët. Po luftojmë kundër njëri-tjetrit. Kur fyen sheshin e kombit , fyen të gjithë shqiptarëinë.
Rruga Press