Lajme

Ekskluzive/ Paratë e mafias në Shqipëri, Ndragheta e përfshirë në disa sektorë të ekonomisë

Raporti i fundit i Antimafias italiane për vitin 2021 evidenton përfshirjen e grupeve autoktone të Ndraghetas në sektorët e ekonomisë në shtetin fqinj, por edhe në Shqipëri. Sipas dokumentit, kompani fiktive në Itali dhe Shqipëri janë përdorur për pastrimin e fondeve me origjinë nga aktiviteti kriminal. Në raport thuhet se shqiptarët kanë kapacitet për të trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe janë gjithnjë e më prezentë në veri të italisë ku trafikojnë heroinë në bashkëpunim me turqit.

Antimafia italiane ka dorëzuar në parlament raportin e vitit 2021 në të cilin theksohet se grupet kriminale shqiptare janë konsoliduar në trafikimin e drogës, ndërsa ngre dyshime se Shqipëria është përdorur nga grupet autoktone italiane për pastrim parash.

Grupet shqiptare sipas raportit janë pozicionuar qëndrueshëm në territoret e Piemontes e Lombardisë, ku është rritur konsumimi i heroinës, që trafikohet kryesisht nga turqit, përmes kanaleve shqiptare.

Raporti i Antimafias italiane thekson se karakteristika kryesore e grupeve shqiptare është përdorimi i dhunës për zgjidhjen e mos marrëveshjeve dhe përkatësia familjare, ku qyteti ose  zona e përbashkët e origjinës është kod i bashkëpunimit. 

Lexo më shumë  Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën te investigimi i medias italiane

“Organizimi kriminal shqiptar në Itali është ndër më komplekset e më të artikuluar në skenarin e kriminalitetit të huaj në Itali”, theksohet në raportin e Antimafias Italiane i siguruar eksluzivisht nga RTV Ora e Ora News.

Dokumenti i prezantuar nga ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, i përket të dhënave të gjashtëmujorit të parë të vitit 2021.

Sipas tij, fushat kryesore të interesit kriminal të shqiptarëve janë trafiku i drogës, trafiku i armëve e trafiku i qënieve njerëzore me qëllim prostitucioni, aktivitet që e kryejnë në bashkëpunim me organizatat kriminale rumune e nigeriane.

Organizatat kriminale shqiptare konsiderohen veçanërisht të konsoliduara në trafikun ndërkombëtar të drogës e të afta për të transportuar sasi të mëdha kokaine e heroine përmes bashkëpunëtorëve të tyre Shqipëri, në Amerikën Qëndrore e në vendet e Ulëta, veçanërisht në Holandë.

Aftësia e grupeve kriminale shqiptare për të vepruar në nivel globale për të siguruar sasi të mëdha droge e me çmime konkuruese ka favorizuar konsolidimin e marrëdhënieve të tyre me organizatat mafioze italiane.

Lexo më shumë  Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Marrëveshjet mes tyre kanë bërë që të mos kenë konflikte për zotërim territori me kushte që grupet shqiptare të jenë furnizuesit e drogës e grupet e mafias autoktone menaxhuesit e lëndës narkotike në tregun e shitjes në territor.

Raporti evidenton operacionin “Cocorito” i 25 majit 2021 që çoi në sekuestrimin e 375 kg kokainë e marijuanë, arrestimin e 13 trafikantëve shqiptarë, kolumbianë e italianë e lidhjet e tyre me mafian siçiliane të familjes kataneze Cappello-Bonaçorsi.

Sipas raportit, mafia autoktone Ndrangheta, ka raporte të konsoliduara me kriminalitetin shqiptar e amerikano jugor.

Në shtrirjen e mafias kalabreze në çdo sektor të ekonomisë e përtej kufirit kombëtar, në këtë rast në Shqipëri, përmendet si shembull operacioni i koduar “Profilo Basso”,  i cili zbardhi se si përmes emrave të personave që nuk merreshin me asgjë, shqiptarë e italianë, sipërmarrësit e lidhur me Ndranghetan kishin ngritur kompani fiktive e pa asnjë aktivitet ekonomik, për ricikluar paratë e trafiqeve të pista.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *