Lajme

Protesta në Graqanicë, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Prishtinë-Gjilan, nëpërmjet Graqanicës, do të bllokohet si pasojë e protestës së paralajmëruar për orën 11:30 në komunën e banuar me shumicë serbe.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më shumë  Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Haxhiu kërkon më shumë mbështetje për shqipen në epokën digjitale

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjasë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Rruga Press

YouTube player