BallinaLajme

Protesta/ MSh njofton: Lënë spitalin 15 policë dhe dy protestues, përveç efektivit që rrezikon njërin sy

Ministria e Shëndetësisë jep informacion të përditësuar për gjendjen e policëve dhe protestuesve të lënduar nga protesta e një dite më parë, përkatësisht 16 policë dhe 2 protestues.

Msh informon se 15 policë e kanë lënë tashmë spitalin, përvec policit me inicialet F.A., 36 vjeç, i cili dëmtoi rëndë njërin sy i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, e cila nuk duket të jetë e vetmja. Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Lexo më shumë  PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë Rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë

DEKLARATA E PLOTE
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, gjatë mbrëmjes së djeshme, deri pas mesnate, kanë marrë shërbim në spitalet universitare të Tiranës 16 të lënduar në protestën e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Janë trajtuar 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze të syrit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Ndërsa të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, pas trajtimit mjekësor

YouTube player