Lajme

Protesta e fermerëve në Fier/ Shoqërohen në mënyrë të dhunshme të paktën 5 prej tyre

Ditën e sotme, blegtorë dhe fermerë të zonës së Levanit në Fier, kanë protestuar kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.

Rreth 3 orë pas përfundimit të protestës, ku ishte bllokuar aksi që lidhte autostradën Fier-Vlorë, policia ka shoqëruar mbi 5 fermerë.

Burimet tregojnë se fermerët janë nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga banesat e tyre dhe më pas janë shoqëruar drejt policisë.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Ditë më parë ka pasur protesta dhe në jug të vendit, ku fermerë të shumtë kanë bllokuar rrugët nacionale.

YouTube player