Kryesore

Kurti, Sveçla e Haxhiu shkojnë për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit që u vra në Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin, kanë shkuar për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, që u vra në Podujevë.

Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të dyshuar më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

Ndërkohë, xhaxhai i Lulzimit për RTV Dukagjini ka rrëfyer versionin e tij se si nisi zënka dhe si u rrah brutalisht për vdekje nipi i tij.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër

Sipas tij, sherri në mes të Lulzim Fejzullahut dhe dy të miturve dyshohet se nisi te berberi.

Me viktimën të miturit u takuan një ditë pas zënkës, më 14 janar rreth orës 12:00 në mesditë.

“Dyshohet që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu kishte dalë në marketin e lagjes dhe me të parë që dy persona po e përcjellin me një veturë të tipit “Golf 6″, filloi të ikë në këtë rrugë. Të njëjtit persona e goditën e veturë pikërisht para kësaj shtëpie dhe e lanë të shtrirë në tokë.”

Pas kësaj, dy të miturit dolën nga vetura.

“Pasi e kanë rrëzuar me veturë, i kanë hyrë me shipka bejsbolli dy persona, njëri ka sjellë me shkelma (me këmbë) e grushta e tjetri ka sjellë me shipkë (shkop) deri në alivanosje, e kemi dërguar në spital, s’ka pasur shenja të përmirësimit, dje edhe ka ndërruar jetë në orën 15:20 pasdite”, tha Xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.

Lexo më shumë  Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia

Fejzullahu tregon se nipi kishte mbetur i shtrirë në tokë.

“Pasi e kanë alivanosur, i kanë sjellë sa ka qenë i shtrirë, shipka (shkopinj) të bejsbollit në kokë, asnjë shenjë djali nuk e ka pasur në trup përpos në kokë. Gjakderdhje edhe për veshëve, kafkën e kokës ia kanë thyer, kafkën e krejës ia kanë thyer me stupca (shkopa)”, u shpreh Fejzullahu.

Rruga Press

YouTube player