Lajme

Propozimit për heqjen e “20 përqindëshit” në MV i bashkohet edhe fraksioni i BDI-së

Fraksioni i BDI-së do të propozojë amendament në kuvend për zëvendësimin e 20%-shit me gjuhën shqipe në kushtetutë. Izet Mexhiti tha se përveç bashkëpartiakëve të tij nga BDI-ja të gjithë deputetët shqiptarë janë “pro” këtyre ndryshimeve dhe pret mbështetjen e tyre.

Mexhiti në Programin 200 në Alsat, foli edhe për zgjedhjet në degën e Çairit për të cilat tha se po bëhen në kundërshtim me statutin dhe se po iu bëhen pengesa anëtarëve të fraksionit të mos mund të regjistrohen për votim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

“Nëse është problem për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, pra është kusht të hapet kushtetuta dhe e shohim se është shumë problem të sigurohen 80 vota, kur do t’i sigurojmë këto vota në të ardhmen vetëm për ta heq formulimin 20% për gjuhën shqipe, këtë nënçmim ndaj shqiptarëve. Prandaj shoh se spektri politik, përveç bashkëpartiakëve të mi, edhe Aleanca që është pjesë e qeverisë, grupi i zjarrit, Besa, Alternativa pra i gjithë spektri politik pa BDI-në janë “pro” ndryshimeve kushtetuese por këto ndryshime të hiqet edhe 20%”, tha Izet Mexhiti, fraksioni i BDI-së.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *