Lajme

Mehaj takohet me Abbott, diskutojnë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit si dhe për nevojën për normalizimin e gjendjes atje.

“Gjatë takimit diskutuam për situatën e sigurisë në veri të vendit tonë si dhe nevojën për normalizimin e gjendjes. Ambasadori Abbott shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në veri të vendit dhe nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për të kthyer normalitetin, për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit por dhe të partneritetit në mes Kosovës dhe vendeve të NATO-s”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Mehaj tha se ambasadorin Abbott e siguroi që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja është duke zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit dhe nuk është e përfshirë në aktivitete që janë jashtë fushës së saj të veprimit.

Gjithashtu, Mehaj tha se ia rikonfirmoi ambasadorit britanik aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

“Diskutuam për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe dhe vendet partnere të NATO si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania dhe vendet partnere po japin për FSK-në,  zhvillimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me standardet dhe doktrinën e NATO-së”, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *