KryesoreLajme

Propaganda për vagonët? Rizvanolli shpalos dokumentet: Vagonët u dërguan në Serbi për riparim që në vitin 2017, kur ministër ishte Pal Lekaj

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj akuzave të opozites se Qeveria aktuale e Kosovës i ka dërguar vagonët e trenave për riparim në Serbi.
Rizvanolli ka thënë se vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin për herë të parë në vitin 2017, menjëherë pasi janë blerë, ndërsa procedura për blerjen e tyre kishte nisur gjatë Qeverisë së Isa Mustafës dhe ishte përuruar gjatë Qeverisë së Ramush Haradinajt, kur ministër i Infrastrukturës ishte Pal Lekaj.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj”, ka shkruar Rizvanolli.

Lexo më shumë  Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat

Ajo i është drejtuar veçanërisht AAK-së, duke ngritur pyetjen nëse kjo parti kishte kundërshtuar dërgimin e vagonëve në Serbi në vitin 2017.

“A ka qenë AAK-ja e brengosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?”, ka shkruar ministrja.

Debati është rikthyer pasi në opinion janë shfaqur pretendime se vagonët e trenave janë dërguar në Serbi nga Qeveria aktuale, duke e paraqitur këtë si një veprim të ri.

Lexo më shumë  Gati 32% e qytetarëve në Shqipëri në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren evropiane

Megjithatë, sipas kronologjisë së paraqitur nga Rizvanolli, dërgimi i vagonëve në Serbi për riparim nuk është praktikë e nisur nga Qeveria Kurti, pasi një proces i tillë kishte ndodhur që në vitin 2017.

YouTube player