Lajme

Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale sot ka ndaluar D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.

Lexo më shumë  Gazetari dhe aktivisti serb, Radomir Dimiq: Listës Serbe duhet t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje - Në koordinim me Beogradin, vepron kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave të popullatës serbe në Kosovë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.

Vepra penale ”Krim i luftës kundër popullsisë civile”, është e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si Ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Rruga Press

YouTube player