Lajme

Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale sot ka ndaluar D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.

Lexo më shumë  Konjufca homologut belg: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.

Vepra penale ”Krim i luftës kundër popullsisë civile”, është e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si Ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Lexo më shumë  Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, ka marrë pjesë në mënyrë virtuale në takimin e 27-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Rruga Press

YouTube player