Lajme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 5 zyrtarëve të lartë të MKRS-së për keqpërdorim të rreth 800 mijë eurove në 10-vjetorin e Pavarësisë

Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të cilët dyshohen të jetë të përfshirë në keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro që institucionet kishin ndarë për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas KosovaNews, aktakuza është ngritur ndaj një ushtruesi të detyrës së sekretarit, një ish- sekretari, një drejtori, një çertifikuesi dhe një zyrtari tjetër, transmeton Rruga Press.

Lexo më shumë  Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

Kujtojmë se në vitin 2018 në kohën kur kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj, Qeveria kishte ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, kurse edhe rreth 200 mijë euro ishin ndarë për aktivitete tjera që ndërlidheshin me këtë ngjarje.

Këto mjete ishin ndarë nga Fondi i Rezervave dhe ishin deponuar te Ministria e Kulturës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive
YouTube player