Lajme

Emrat e zyrtarëve të MKRS-së ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro

KosovaNews raportoi ekskluzivisht se Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të cilët dyshohen të jetë të përfshirë në keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro që institucionet kishin ndarë për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aktakuza siç mësojmë është ngritur ndaj një ushtruesi të detyrës së sekretarit, një ish- sekretari, një drejtori,  një çertifikuesi dhe një zyrtari tjetër.

Në fakt të akuzuar janë; ushtruesi i detyrës së sekretarit të MKRS-së, Feim Hoxha, mandej drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami , ish- sekretari i MKRS-së, Veton Firzi dhe çertifikuesi i MKRS-së Arsim Thaçi, si dhe një zyrtare tjetër.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Redaksia e KosovaNews ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së sekretarit të MKRS-së, Feim Hoxha lidhur me këtë veprim të Prokurorisë.

Ai tha se ende nuk ka pranuar asgjë zyrtare, porse për këtë çështje më parë është marrë në pyetje nga hetuesia dhe bëhet fjalë për fondit prej qindra mijëra euro që ishin ndarë për aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

“Ende nuk kam asgjë zyrtare dhe posa të kem një vendim do të flas. Për këtë rast jam marrë në pyetje, por kjo konsideroj unë se është vetëm një fabrikim dhe asgjë më shumë. Do të flasim për këtë çështje kur të kemi diçka zyrtare”, ka thënë mes tjerash Hoxha.

Lexo më shumë  Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes

Kujtojmë se në vitin 2018 në kohën kur kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj, Qeveria kishte ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, kurse edhe rreth 200 mijë euro ishin ndarë për aktivitete tjera që ndërlidheshin me këtë ngjarje.

Këto mjete ishin ndarë nga Fondi i Rezervave dhe ishin deponuar te Ministria e Kulturës.

Rruga Press

YouTube player