Prokuroria me mision kundër Kurtit, Gjema: Në SHBA, MB, Gjermani dhe Francë, marrja në pyetje e një zyrtari të lartë publik bëhet duke balancuar dy parime themelore: barazinë para ligjit dhe respektin për funksionin publik
Shkruan Nexha Gjema
Po shumë e llogarinë e paskan pas ba me e rrëzu këtë qeveri!
Version, pas versioni… Sa i njohëm A-në, B-në, e C-në, tash i erdhi rendi edhe te D-ja eee… s’po ka të ndalur! Sa vullnet e energji kanë, me iu marrë lakmi! Vizionarë të pashoq. Veç sikur ta kishin harxhu gjithë këtë energji për të mirën e vendit, nuk ish hangër prej lezeti!
Kanë harru se po këta, që sot po na e predikojnë drejtësinë dhe rigorozitetin e saj, dikur i kanë shitë rezervat shtetënore dhe i kanë privatizu të gjitha asetet publike (fabrikat, depot, tokat bujqësore…) me çmime qesharake.
Kanë ndërtu e mbindërtu pa asnjë respektim të normave e standardeve, vend e pa vend… tuj ua rreziku jetën qytetarëve.
Kanë rehatu dostat e dosticat në borde strategjike e me ndikim medial.
Kanë subvencionu traktorë me qindra mijëra euro, e pastaj e kanë shëtitë cep më cep…
Kanë shkatërru arsimin dhe shëndetësinë, duke i rahatu njerëz me diploma false për t’i “eduku” gjeneratat e reja dhe për t’i operu qytetarët, tuj i lënë të verbër e sakatë… se ata që e kanë pësu ma rëndë, kanë ndërru jetë nga mosdijenija e tyne.
E sot, çohen e na shesin mend se si menaxhohet kriza dhe si DUHET respektu ligji e drejtësia!
Por nuk po e kuptojnë se sot, çdo qytetar ka qasje dhe mundësi për t’u informu drejtë. Çka këta po kërkojnë dhe po bajnë përmes trysnisë mediatike, është nji gabim i madh. Madje ma i madh se ai traktori që e kanë “cill” cep më cep.
Qe pse:
Sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, marrja në pyetje e një dëshmitari, përfshi Kryeministrin, duhet të bahet në nji vend që siguron një proces të drejtë dhe të paanshëm. Kodi nuk e përjashton mundësinë që një dëshmitar të merret në pyetje jashtë zyrave të prokurorisë apo gjykatës, por kjo varet nga:
1. Kushtet e marrjes në pyetje – Duhet të respektohen procedurat ligjore dhe të drejtat e dëshmitarit, duke shmangur ndikime të jashtme.
2. Paanshmëria dhe siguria – Marrja në pyetje në zyrën e Kryeministrisë mund të shihet si e papërshtatshme për shkak të perceptimit të ndikimit politik.
3. Dispozitat ligjore specifike – Kodi i Procedurës Penale (p.sh., neni 86 dhe neni 132) përcakton që marrja në pyetje e dëshmitarëve duhet të respektojë integritetin e procesit dhe, në raste të jashtëzakonshme, mund të ketë marrëveshje për vendndodhjen, por kjo duhet të dokumentohet dhe arsyetohet.
Pra, nëse prokurori zgjedh ta marrë në pyetje Kryeministrin në zyrën e tij, kjo nuk është automatikisht shkelje e ligjit, por mund të ngrejë çështje mbi paanshmërinë dhe ndikimin institucional.
Si ndodh kjo në shtetet perëndimore?
Në SHBA, MB, Gjermani dhe Francë, marrja në pyetje e një zyrtari të lartë publik bëhet duke balancuar dy parime themelore: barazinë para ligjit dhe respektin për funksionin publik.
1. Vendndodhja e marrjes në pyetje
• SHBA – Në raste kur një zyrtar i lartë si presidenti ose guvernatori duhet të japë dëshmi, zakonisht kjo bëhet përmes një deklarate të betuar (deposition), në ambiente neutrale ose ndonjëherë në zyrën e tij, por vetëm me marrëveshje të dokumentuar.
• MB – Kryeministri ose anëtarët e kabinetit mund të merren në pyetje në ambientin e tyre, por procesi duhet të jetë i dokumentuar dhe transparent.
• Gjermani – Kodi i Procedurës Penale lejon që në raste të ndjeshme të emërohet një gjykatës hetues ose prokuror i pavarur për të garantuar paanshmërinë.
• Francë – Zyrtarët e lartë mund të intervistohen jashtë zyrave të prokurorisë, por gjithmonë me pëlqimin e tyre dhe sipas protokolleve të qarta hetimore.
2. Mbrojtja nga perceptimi i ndikimit institucional
• Parimi i proporcionalitetit – Për të shmangur perceptimin e ndikimit, shpesh një palë e tretë monitoron procesin.
• Dokumentimi dhe transparenca – Publikimi i dokumentacionit është praktikë standarde në vendet perëndimore për të mbrojtur integritetin e procesit hetimor.
Përmbledhje
Në legjislacionet perëndimore nuk ndalohet marrja në pyetje e Kryeministrit në zyrën e tij, por duhet të sigurohen paanshmëria, dokumentimi dhe transparenca.
Pra, nëse ligji s’është shkelur, pse gjithë kjo zhurmë?
Sepse nuk është fjala për drejtësinë. Është fjala për një version të ri të versioneve A, B, C, D… të përpjekjeve për denigrim dhe…rrëzim.
Po, siç e dëshmoi edhe koha dhe faktet, qytetarët sot nuk i hanë ma këto pallavra.
Veq po m’dhimeni se jeni lodhë pak…
Rruga Press