KryesoreLajme

Prokuroria demanton gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili tha se ky institucion e ka njoftuar që GPS-i në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është i AKI-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar gazetarin Lirim Mehetajn për deklaratën se pajisja e gjetur në tetorin e vitit të kaluar në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi i takon AKI-së.

Gazetari i Baton Haxhiut, Lirim Mehmetaj, i cili në opinion njihet për propagand dhe shpifje, sot doli përmes një postimi në Facebook duke thënë se tha se prokuroria e ka njoftuar se “pajisja përgjuese që iu gjet gazetarit Vehbi Kajtazi në veturë është e AKI-së”.

Pas kësaj Prokuroria Themelore në Prishtinë u detyrua të dalë me një komunikatë duke thënë se këto deklarime të pa verifikuara nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Postimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.

Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.

YouTube player