KryesoreLajme

Prokurori italian: Mafia shqiptare, e dyta pas Italisë! Ja lidhjet me Ndraghetën

Nicola Gratteri, prokurori italian tha se mafia shqiptare është mafia e dytë më e fuqishme në Europë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se sa mafia shqiptare ekziston pasi kur një organizatë kriminale arrin të kontrollojë territore e të nxisë frikë në opinionin publik, atëherë nuk janë thjesht një grup njerëzish të implikuar në krime, por mafie.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti bashkëbisedon me talentet e reja në konferencën DokuTech

“Mafia shqiptare është mafia e dytë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës. Ajo është në bashkëpunim të ngushtë me Ndraghetën. Ka një organizatë kriminale dhe një organizatë që organizon një dërgesë droge ose kryen një seri grabitjesh.

Por në momentin kur ajo bëhet e strukturuar, domethënëse dhe e qëndrueshme në territor, nuk mund të flitet më për organizata kriminale por për mafie. Pra kur një organizatë arrin të kontrollojë territorin e të nxisë frikë në opinionin publik, kemi të bëjmë me mafian”,-tha prokurori italian.

I pyetur se si bashkëpunojnë grupet shqiptare me mafian Ndragheta të italisë, prokurori u përgjigj:

“Deri më tani kemi parë klanet shqiptare, maqedonase, të specializuara për transportin e kokainës në Europë.

Së fundmi shqiptarët janë në gjendje të shkojnë në Amerikën e jugut, të blejnë sasi të konsiderueshme droge dhe ti sjellin në Europë. Shikoj një hov cilësor në zhvillimin e tyre”,-tha Gratteri.

YouTube player