Bota

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së viziton Kievin, ndihmë për hetimet

Të martën, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland vizitoi Kievin, kryeqytetin e Ukrainës.

Zyrtari i lartë iu bashkua prokurores së përgjithshme të Kievit, Iryna Venediktova dhe u zotua të ndihmojë në ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera që nga pushtimi rus në fund të shkurtit.

Gati katër muaj pas luftës Kievi thotë se ka identifikuar mijëra raste të dyshuara.

Ndërkohë, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është zyrtari më i fundit i rangut të lartë që vizitoi Ukrainën, pasi liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar udhëtuan në Kiev javën e kaluar.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

“Asgjë nuk mund të transmetojë tmerrin e asaj që ka ndodhur këtu”, komentoi Bettel më vonë në rrjetet sociale.

Vizita vjen përpara samitit të Këshillit Evropian të së enjtes, ku Ukraina shpreson të bëhet një vend kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Zelenskyy shkroi në Twitter se ai kishte pasur telefonata të shumta me liderët evropianë, duke përfshirë Micheal Martin të Irlandës, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe Mette Frederiksen të Danimarkës.

Lexo më shumë  Amnesty International: Ushtria izraelite po kryen krime lufte në Gaza me armatim amerikan

Ministrat e BE-së pritet të japin dritën jeshile për kandidaturën e Ukrainës në BE, e cila do të ishte një nxitës i rëndësishëm moral për vendin e shkatërruar nga lufta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *