Bota

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë: Mbështesim të palëkundur ndjekjen penale të atyre që kanë kryer krime lufte!

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland bëri një udhëtim të paparalajmëruar këtë të martë në Ukrainë, ku u takua me prokuroren e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova.

Palët do të diskutojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të ndihmuar Ukrainën “të identifikojë, kapur dhe ndjekë penalisht ata individë të përfshirë në krimet e luftës” në Ukrainë, njoftoi një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

Garland kishte njoftuar një udhëtim të planifikuar në Evropë gjatë kësaj jave, ku do të takohej me liderët evropianë dhe për të diskutuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për të luftuar agresionin rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

Garland është i fundit nga zyrtarët e rangut të lartë amerikan që kanë udhëtuar në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, u takuan në muajin prill me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev. Po ashtu, një delegacion i kongresit i kryesuar nga udhëheqësi i pakicës së Senatit Mitch McConnell udhëtoi për në Kiev vetëm disa javë më vonë.

Teksa u shfaq përkrah Venediktova brenda Ukrainës, Garland tha se ishte atje për të “shprehur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës në mes të pushtimit të paprovokuar dhe të padrejtë rus”, si dhe për të diskutuar veprimet që SHBA “po ndërmarrin për të ndihmuar autoritetet ukrainase në mbajtjen përgjegjës të atyre që janë përgjegjës për mizoritë, për krimet e luftës që e gjithë bota ka parë”.

“Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një mesazh të pagabueshëm – nuk ka vend për t’u fshehur. Ne dhe partnerët tanë do të ndjekim çdo rrugë në dispozicion për t’u siguruar që përgjegjësit për këto mizori të mbahen përgjegjës,” tha Garland, raporton CNN.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *