Lajme

Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim procedohet në Kuvend, MASHTI: Pamundësohet çdo ndërhyrje politike në sistemin e arsimit në Kosovë

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim është proceduar në Kuvend dhe sipas saj, me këtë ligj pamundësohet çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanë goditur sistemin e arsimit në Kosovë.

MASHTI në një postim në Facebook shkruan se Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garanton ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Lexoni të plotë postimin:

Prioriteti i 18 i Qeverisë së Republikës së Kosovës po jetësohet në praktikë.

Lexo më shumë  Investimi 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, i turpshëm”/ Aktivistja: Shkollat dhe spitalet në gjendje skandaloze. SPAK-u të veprojë

Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) është miratuar në Qeveri dhe është proceduar tutje në Kuvend.

Ky projektligj garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së në fushën e akreditimit dhe validimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre akademike.

Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garanton ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, nxitë shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik, ndikon në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, transferin e teknologjisë dhe dijeve,  dhe krijon parakushte për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës.

Lexo më shumë  Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Me këtë vendim shkojmë drejt finalizimit të plotësimit të të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Me këtë ligj  pamundësohet poashtu çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanë goditur rëndë sistemin e arsimit në Kosovë.

Pritet që i njëjti të miratohet edhe në Kuvend brenda afateve të parapara. 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *