Lajme

Mesazhi i ambasadës amerikanë ditën e Kuvendit të Berishës: Korrupsioni minon demokracinë

Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë në Facebook mesazhe nga samiti për demokracinë i mbajtur në SHBA.

Në mesazhin që vjen ditën e organizimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, vendoset theksi tek themelet e demokracisë, që sipas SHBA vihet në rrezik nga qeveri dhe aktorë të korruptuar.

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”, thuhet në mesazhin e SHBA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *