KryesoreLajme

Projekti i rrugës së re i lë pa akses/ Nuk është parashikuar një hyrje-dalje, banorët e Mirakës në Librazhd paralajmërojnë protestë

Banorët e fshatit Mirakë dhe të disa zonave përreth në Njësitë Administrative Polis dhe Valë, në bashkinë e Librazhdit, kanë paralajmëruar një protestë ditën e hënë kundër projektit të zgjerimit të segmentit Elbasan–Qafë Thanë, Faza II, pjesë e Koridorit VIII.

Protesta pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa banorët sqarojnë se nuk kundërshtojnë ndërtimin e rrugës së re, por mënyrën se si është hartuar projekti, i cili sipas tyre nuk parashikon një hyrje-dalje në karrexhatën e majtë për t’u lidhur me fshatrat Mirakë, Gostimë, Qendër, Gurshpatë, Vilan, Sheh dhe Valë.

Lexo më shumë  Kurti në Nju Jork: Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti ekonomik me Kuvajtin

Sipas banorëve, mungesa e një aksesi të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore do të sjellë izolim për mijëra banorë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme, transportin e prodhimeve bujqësore, shërbimet e transportit publik dhe ndërhyrjet në raste emergjencash.

Në kërkesën që i kanë dërguar Autoritetit Rrugor Shqiptar më 9 korrik 2026, banorët kanë propozuar ndërtimin e një hyrje-daljeje në kilometrat 5+400 dhe 5+800, duke shfrytëzuar edhe infrastrukturën ekzistuese pranë urës së Mirakës dhe një hapësirë pushimi përgjatë aksit.

Lexo më shumë  Këtu, as fundi nuk ka fund! Çfarë ka ngelur më pa ndodhur?

Ata argumentojnë se zgjidhja aktuale përmes Nyjës së Xibrakës shton rreth 6 kilometra në itinerar, ndërsa në raste urgjencash shëndetësore, sipas tyre, ambulancave u duhen edhe 15 deri në 20 minuta më shumë për të mbërritur te banorët.

Rruga Press

YouTube player