KryesoreLajme

Profesor Bytyçi “shpërthen” ndaj Baton Haxhiut: Serbist, stanishiq!

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit dhe kritikat e ashpra që i mori nga tabori kundër Qeverisë.

Reagimet e ashpra kundër Petrovcit erdhën pasi ai foli për disa personalitete të luftës, ish-komandantët e UÇK-së.

“Para disa ditësh aktori i madh, ndoshta nga më të mëdhenjtë e kombit shqiptar, Enver Petrovci, deklaroi ndoshta pa takt se disa, nëse nuk do kishin marrë pjesë në luftë do të ishin askushi. Ideja e tij në kontekst të plotë kishte të bënte me faktin se “këta disa komandantë i bëri lufta, ndërsa Albin Kurti u bë vetë””, shprehet Bytyçi.

Profesori thotë se pas kësaj deklarate Petrovcin e quajtën jugosllav, madje përmend edhe kritikën e Baton Haxhiut.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

“Kjo deklaratë e tij u mor si “kundërvënie” e aktorit ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. E quajtën madje jugosllavist. E kritikiuan ashpër dhe një serbist, Baton Haxhiu, u deklarua se “Po ta kisha përballë Enverin do ta shaja”! Se si ka tagër dhe integritet një serbist, e stanishiq të shajë qoftë dhe një “jugosllavist”, kjo kërkon një hulumtim të veçantë!”, thotë profesori.

Bytyçi ka disa fjalë për të gjithë ata që shfrytëzuan këtë deklaratë për të sulmuar aktorin Enver Petrovski.

“Ju jeni të kategorive të ndryshme. p.sh Batoni dhe kategoria e tij i shfrytëzojnë raste të tilla për të maskuar bashkëveprimin e tyre me politikanët dhe njerëzit e shërbimit sekret të Serbisë. Një kategori tjetër është ajo që bie viktimë e propagandës batoniane dhe e beson se “Enver Petrovci na qenka anti-UÇK. Ndërsa një pjesë tjetër as e kanë dëgjuar e lexuar Petrovcin, por pavaësisht kësaj janë militantë të formatit të robotit. Pra nuk kanë mendim, nuk arsyetojnë. Thjesht ndjehen të kërcënuar dhe reagojnë. Pra, shohin kudo e gjithkund armiq!”, shprehet Bytyçi.

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Ndërkohë, profesori thtoë se, Enver Petrovci është një artist i formatit përtej Kosovës.

“Ai flet me zemër. Nuk bën kalkulime e as kombinime fjalësh. Kushdo që harron këtë cilësi të artistit bie viktimë e propagandës së batonëve!”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

YouTube player