KryesoreLajme

Kurti përkujtoi 14 të vrarët dhe të zhdukurin në lagjen ‘’Sofali’’

Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen ‘’Sofali’’ të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta në Kosovë.

“Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të Serbisë, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999”, citohet kryeministri Kurti në njoftimin për media të ekzekutivit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

Ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të të rënëve, në këtë përvjetor, e thellë është edhe mirënjohja për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës.

“Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa kujtoi edhe homazhet e sotme që nisën me fillim të ditës, nga homazhet e viktimave të familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë, e më pastaj në Izbicë të Skenderajt.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë të vazhdojnë rrugëtimin me guxim dhe shpresë për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player