KryesoreLajme

Produktet kosovare tani edhe në tregun izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv njoftoi për rritjen e numrit të prodhimeve kosovare në tregun izraelit.

Ziv në një postim në “X” ka shkuar se mbetën të përkushtuar për afrimin e ekonomive të të dyja vendeve.

“Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael.

Lexo më shumë  Ferit Hoxha nuk humbet mundësinë për një foto me homologun serb

Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

YouTube player