KryesoreLajme

Osmani për masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë nuk kurseu Muhametin 18 muajsh e as Leonardin 7 vjeçar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.

Në 25 vjetorin e kësaj masakre, Osmani tha se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.

“Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Presidentja ka shtuar se qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri.

YouTube player