Bota

Pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike në një nga ekonomitë më të mëdha në Evropë

2022-shi do të jetë viti i faturave të “kripura” për britanikët. Raporti i një instituti kërkimor, tregon se qytetarët do të përballen me rritje të çmimit të gazit, energjisë elektrike, si edhe sigurimeve. Me këto ritme, familjet e varfra do të marrin një goditje ekonomike.

Britanikët vitin e ri do të duhet të kursejnë  pasi për ta, parashikohet një periudhë e vështirë ekonomike. Instituti kërkimor, “Resolution Foundation”, përmes një raporti ka paralajmëruar fatura më të larta të energjisë, të gazit si dhe të sigurimeve, që  në total shkojnë në 1200 pound në muaj.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Po ashtu zyra për statistikat kombëtare në Angli ka treguar se kostoja e jetesës është rritur përgjatë një periudhe 12 muaj, me 5.1%, rritja më e lartë e dekade.

Inflacioni pritet që deri në pranverën e ardhshme  të arrijë 6% dhe sipas Bankës së Anglisë dhe raportit të fondacionit nuk do të ketë as rritje reale të pagave.

Ndërkohë në muajt e fundit në Britani, çmimet e gazit me shumicë janë rritur në nivele të larta. 

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Shtrenjtimi ka lidhje me abuzimet e furnizuesve të rinj të energjisë elektrike, që funksionojnë në treg pas dështimit të firmave të mëdha, të cilat potencialisht po shesin gazin me çmim më të shtrenjtë.

Për “Resolution Foundation” familjet e varfra do të goditen nga ky “viti i shtrydhjes”, kryesisht prej energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *