Lajme

Basha: Shqiptarët e zhytur në varfëri, Rama paguan 300 mijë euro për 25 këshilltarë

Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë socialiste se nuk ndihmon 500 familje në nevojë ekonomike duke shpenzuar paratë për pagimin e këshilltarëve të kryeministrit Edi Rama.

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama paguan 300 mijë për 25 këshilltarë të tij duke mos akorduar këto para për 500 familje në nevojë. I ftuar nga demokratët e Dibrës, Basha tha se shumica e qytetarëve shqiptarë jetojnë në varfëri, ndërsa në këtë qeverisje përfiton një pakicë njerëzish. Basha tha se kjo “pakicë është sa një avion privat që shkon drejt Dubait”.

“Teksa po vija këtu, një e dhënë tjetër dramatike është shpalosur në media. 300 mijë euro për 25 këshilltarë paguan Edi Rama nga taksat që iu merr shqiptarëve. Para të mjaftueshme për të futur në skemën e ndihmës ekonomike 500 familje. Në vend të 500 familjeve në ndihmë ekonomike, kemi 25 këshilltar dhe e kuptoni vet se çfarë këshillash i japin Edi Ramës, sepse e shikojmë se si është Dibra, e shikojmë se si është Shqipëria në ditën e saj më të zezë. Të gjithë këta njerëz paguhen me paratë të cilat merren nga xhepat tuaj. Merren përmes TVSH-së, merren përmes çmimit më të lartë të naftës, merren përmes faturave arbitrare të dritës e të ujit, merren përmes taksave që janë më të lartat në rajon, merren përmes gjobave që nuk kanë të përfunduar. Asnjë prej këtyre të ardhurave që shteti grumbullon, nuk kthehen siç kthehen në vendet fqinje në përfitime për qytetarët. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, është zhytur në varfëri. Vetëm një pakicë e vogël, aq e vogël sa e zë një avion i vetëm që është nisur ditën e avion privat sheikësh drejt Dubait, vetëm ata përfitojnë nga regjimi i Edi Ramës. Vetëm ata pasurohen në një kohë që i gjithë populli varfërohet. Vetëm ata gëzojnë dhe fërkojnë duart për të mbajtur paligjshmërisht, me çdo kusht e me çdo mjet në këmbë këtë regjim”, deklaroi demokratëve të Dibrës Lulzim Basha.

Lexo më shumë  Minatori humbi jetën, arrestohet administratori i minierës në Martanesh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *