Shëndetësi

Pritet lehtësim i masave në Kosovë, vetëm dy doza vaksine për të hyrë në vend

Në mbledhjen e Komitetit të Shëndetësisë të mbajtur sot është propozuar lehtësimi i masave.

Siç është bërë e ditur, orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00.

Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, gjithashtu do të lejohet hapja e fitneseve.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Masat do të votohen nesër, ndërkaq do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë.

Ai tutje ka paralajmëruar ashpërsim të tyre nëse është nevoja.

Masat pritet të votohen nesër në Qeveri.

Rruga Press

YouTube player