Shëndetësi

Ekipi i Bruno Canard në gjurmët e një antivirali efektiv kundër çdo varianti Covid

Asnjë njoftim zhurmues në media, asnjë bujë në rrjetet sociale, por në mënyrë diskrete, midis mureve të laboratorit të tij të vendosur në pyllin me pisha të kampusit Luminy, ekipi i Bruno Canard ka punuar në heshtje që nga fillimi i pandemisë për një trajtim kundër Covid, i cili mund të jetë gati për disa muajsh, për t’i dhënë fund përfundimisht SARS-CoV-2.

Kjo punë, e cila është publikuar sot në revistën shkencore Nature Communications, ka të bëjë me bemnifosbuvir, një antiviral i cili ishte tashmë në fazën e testit klinik për trajtimin e virusit të hepatitit C.

Kjo molekulë është shumë e ngjashme me Sovaldi, një ilaç i suksesshëm kundër hepatitit C. Është zhvilluar nga kompania amerikane Atea pharmaceutics.

Rruga Press

YouTube player