Bota

Prigozhini priste që të njerëzit ‘do ngriheshin dhe do bashkoheshin me të’

Korrespondenti për Siguri i BBC-së, Frank Gardner thotë se marrëveshja e Lukashenkos do të thotë se rezultati është “1-0 për Presidentin Putin”, transmeton Rruga Press.

Ai thotë se Prigozhini priste që njerëzit “të ngriheshin dhe të bashkoheshin me të”, por kjo nuk ndodhi.

Putini “nuk është ai lloj njeriu që do e falë këtë”, thotë Gardner.

“Unë mendoj se e ardhmja ushtarake dhe politike e Prigozhinit tani ka mbaruar.”

Gardneri shtoi se ishte “thellësisht e turpshme” për Putinin që Prigozhini ishte në gjendje të kalonte kufirin dhe të merrte selinë ushtarake të Distriktit Jugor Rus në Rostov-On-Don, pa i bërë rezistencë askush.

Rruga Press

YouTube player