Bota

Çfarë parasheh marrëveshja për tërheqje të Grupit Wagner dhe si u përfshi Bjellorusia?

Njeriu kryesor i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Yevgeni Prigozhin.

Dhe si rezultat i negociatave që thuhet se zgjatën gjatë gjithë ditës, Prigozhin ka pranuar të de-përshkallëzohet situata në Rusi.

Shërbimi i shtypit i Lukashenkos raporton se negociatat u zhvilluan me marrëveshjen e Vladimir Putin.

“Prigozhin ka rënë dakord të ndalojë marshimin drejt Moskës dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të de-përshkallëzuar situatën”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Si pjesë e marrëveshjes, luftëtarët e Wagner marrin garanci sigurie.

Por se çfarë tjetër iu ofrua Prigozhin dhe mercenarëve nuk është e qartë.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, duke “fshirë” efektivisht sovranitetin e Bjellorusisë.

Dhe çdo shenjë që tregon se kontrolli i Putinit në pushtet po dobësohet, kërcënon regjimin në Minsk, i cili është shumë i varur nga Moska.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Më herët sot, Svitlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës që sfidoi Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, tha se rebelimi i Wagnerit “është shansi më i mirë për të dëbuar ushtrinë ruse nga [Bjellorusia]”.

“Nëse e humbim këtë shans”, tha ajo, “Rusia do të na bëjë pikërisht atë që i bëri Ukrainës”.

Rruga Press

YouTube player