Lajme

Presidentja Osmani: Vrasja e Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se fuqizimi i grave në jetën publike e politike dhe puna e tyre në interes të vendit ka bërë që të ketë më shumë sulme ndaj tyre.

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që dënimet ndaj dhunuesve të ashpërsohen.

Osmani tha se institucionet e drejtësisë nuk janë duke dhënë dënimet e merituara ndajë dhunuesve dhe kjo sipas saj, është duke inkurajuar ata që të shkaktojnë dhunë.

Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se vrasja e 30 vjeçares duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive.

“Shumë grupe e shohim që me fuqizimin e grave në jetën publike, themelet e tyre po shkunden. Shume vende e kanë menduar se arrihet për para nëpërmjet interesave te ngushta dhe metodave që nuk kanë qenë të mira. Rritja e përfaqësimit të grave, zëri i tyre, i ka bërë më arraogant ata që janë kundër integritetit në vendimmarrje. Duhet ta rrisim nivelin kundërpërgjigjes, duhet pa tjetër të marrim shembull në botë sa i përket defizofmitmi në baza gjinore. Duhet të sigurohemi që të ashpërsojmë dënimet për ata që kryejnë dhunë mbi baza gjinore dhe të punojmë bashkë”.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

“Ajo çfarë ndodhi para disa ditëve për vrasjen e Liridonës, duhet të jetë edhe një herë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive. Sepse për fat të keq ajo çka po ndodh është se po normalizohet dhuna. Është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë të mos të jenë të tilla që të mos inkurajojnë dhunuesit në sistemin tonë të drejtësisë që nuk janë shpallur dënime të cilat parashihet me udhëzuesin e vetë sistemit tonë të drejtësisë, por shpallen dënime më të ulëta”, tha ajo.

Ajo tha së është e rrezikshme edhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online, për këtë ajo tha se ka një propozim për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

“Absolutisht i jep krah krimit në përmasa të jashtëzakonshme. Pjesa tjetër e shoqërisë që nuk pajtohet me këtë primitivizmit duhet të pajtohet. Shumë shpejt do t’i prezantojmë disa prej masave që po i mendojmë disa prej masave qe po i mendojmë për të pasur një sistem me efektiv”.

“Një prej shteteve ka ndërtuar një njësi të veçantë brenda policisë që është e specializuar dhe merret ekskluzivisht vetëm me dhunën online, unë do të ja propozoj një gjë të tillë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Sepse mendoj që pikërisht dhuna online duke arsyetuar dhunën fizike, duke promovuar dezinformat, duke nxitur urrejtje, pastaj po rezulton me dhunën në shtëpi, në rrugë, në punë, pra rezulton edhe me vrasje”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player