Lajme

Presidentja Osmani uron besimtarët e fesë islame për Muajin e Ramazanit

Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit.

“Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes Osmani.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”.

“Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!”, thuhet në urimin e presidentes. 

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *