Lajme

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin francez, Guérot, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.


Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës.


Presidentja foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Rruga Press

YouTube player