Lajme

Policia konfiskon 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në veri (Video)

Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën ‘Çeta e Minatorëve’ dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka deklaruar Elshani.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Ai tutje ka thënë se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, është shprehur Elshani.

Rruga Press

YouTube player