Lajme

Presidentja Osmani: NATO është fati i Kosovës, rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit nuk pushon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përvjetorit të 75-të të NATO-s, ka thënë se Aleanca Veriatlantike është fati i Kosovës.

Osmani thekson se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon dhe nuk lëkundet.

“NATO është një zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të sigurt. NATO është fati ynë. Është fati i Kosovës. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në Aleancë nuk pushon, nuk lëkundet. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë”, shkroi Osmani në platformën “X”.

Lexo më shumë  Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Të enjten, më 4 prill, NATO-ja e feston 75-vjetorin.

Kjo ngjarje shënohet me ceremoni të ndryshme në selinë qendrore të aleancës në Bruksel, si dhe në vende të tjera në kryeqytetin belg.

Rruga Press

Lexo më shumë  NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë
YouTube player