KryesoreLajme

AUV-i i ndaloi eksportin e mishit kompanisë “Apetiti” që nga 2 prilli, demantohet kryeredaktori i “Albanian Post”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka ndaluar që nga data 2 prill (E Martë) eksportin e produkteve të mishit kompanisë “Apetiti” e cila dyshohet se ka eksportuar mish të Brazilit në Shqipëri duke e shitur në treg si mish me prejardhje nga Kosova.

Ky vendim vjen pas publikimit të një hulumtimi nga emisioni “Stop” në TV Klan-Shqipëri , gazetarët e të cilit ishin futur me kamera të fshehta në kompaninë “Apetiti” duke sigururar dëshmi se si ndërroheshin tiketat e mishit të Brazilit duke i vendosur ato të Kosovës.

Para dy ditësh Ministri i Bujqësisë Faton Peci kishte reaguar rreth këtij skandali duke thënë se inspektori i AUV që dyshuhet që është i përfshirë në këtë skandal është suspenduar nga puna dhe kompanisë në fjalë i është ndaluar eksporti i mishit.

Lexo më shumë  Gërvalla: Funksionimi i gjykatave matet me ritmin e trajtimit të rasteve

Por ka dy ditë që kryeredaktori i “Albanian Post” Lirim Mehmetaj  media kjo në pronësi të Baton Haxhiut është duke e akuzuar drejpërdrejt ministrin Peci se është i përfshirë në këtë skandal.

Gazetari Mehmetaj në disa reagime në facebook dhe nëpër emisione televizive insiston se Ministria e Bujqësisë nuk ia ka ndaluar eksportin e mishit kompanisë “Apetiti”.

Por KosovaNews ka siguruar një shkresë të lëshuar në mëngjesin e 2 Prillit  nga Arsim Arifi Udhëheqës i Sektorit Veterinar në AUV drejtuar zyrtarëve përgjegjës të këtij institucioni.

Lexo më shumë  NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

Në këtë shkresë pas përshkrimit të raportit  thuhet se:

“Deri ne verifikimin e të dhënave , Subjektit te cekur me lart të ju NDALOHET lëshimi i certifikatave për eksport, Po ashtu sipas kerkeses edhe te drejtorit ekzekutiv të dorëzohen te gjitha Iëndët e certifikatave të eksportit për periudhen Janar-Mars 2024”

Vendimi i AUV  për ndalimin e eksportit të mishit nga  kompania  “Apetit” është i theksuar me ngjyrë të kuqe dhe është duke u zbatuar me përpikmëri në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës. /kosovanews/

YouTube player